Policia njoftoi mbrëmjen e së premtes se gjatë kontrolleve për respektimin e masave kufizuese të shtunën do të ketë përparësi të moshuarit.
Përmes një deklarate për shtyp, policia u shpreh se deri në orën 11:00 të ditës së shtunë “do të mirëpresë dhe asistojë pensionistët për të respektuar distancimin social gjatë daljeve të tyre jashtë shtëpisë”.
Prej pasdites së të premtes hynë në fuqi masat e shtrënguara kufizuese të cilat parashikojnë mbylljen në shtëpi deri në orën 05:00 të ditës së hënë – përjashto rastet e emergjencave.
Megjithatë me urdhër të Kryeministrit Rama, përjashtim nga ky kufizim do të ketë vetëm për të moshuarit paraditen e së shtunës.
Policia i kërkoi nga ata mirëkuptimin që të mos ulen në grupe nëpër parqe apo lulishte, të mos jenë më shumë se dy persona bashkë dhe pas orës 11:00 të kthehen në banesë, kjo si mënyra parandaluese të infektimit nga koronavirusi.
Gjatë fundjavës policia bën thirrje se do të vijojë normalisht kontrollet dhe nuk do të lejojë asnjë lëvizje, përveç personat që kanë autorizime për të punuar fundjavave në itinerarin shtëpi – punë – shtëpi.
Të gjithë të tjerët duhet të respektojnë masat kufizuese për të mos dalë nga banesa deri në orën 05:00 të ditës së hënë, duke përjashtuar lëvizjet për emergjencat mjekësore.