Leja prindërore për një baba do t’i kushtojë €260 milionë qeverisë franceze

Nga Exit News
Leja prindërore për një baba do t’i kushtojë €260 milionë qeverisë franceze

Në Francë, nga 1 korriku hyn në fuqi vendimi për leje prindërimi 28 ditore për baballarët, këtu përfshihet edhe një javë leje e detyrueshme. Reforma e shumëpritur në Francë ka për qëllim t’i japë baballarëve kohë për të investuar më shumë në prindërim. Kostoja e kesaj politike vlerësohet në 260 milion € në 2021, pastaj 520 milion € në vit.

Reforma dyfishon kohëzgjatjen aktuale të pushimit për një baba nga 11 ditë në 28 ditë. Tri ditët e pushimit të lindjes do të paguhen nga punëdhënësi, ndërsa ditët e mbetura do të mbulohen nga sistemi i sigurimeve shoqërore.

Në rastin e një lindjeje të shumëfishtë, shtohen shtatë ditë leje, për çdo fëmijë, për një total prej 32 ditësh krahasuar me 18 ditë që është tani.

Leja e atësisë aktualisht është fakultative dhe merret nga rreth shtatë në dhjetë baballarë, një shifër që ka ndryshuar pak që kur skema u prezantua në 2002 dhe që ul pabarazitë e mëdha shoqërore: 80 përqind e punonjësve me kontrata të përhershme e përdorin atë, krahasuar me më pak se 60 përqind në kontratat me afat të caktuar.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>