
Lëkundje tërmeti janë ndjerë gjatë mesnatës së të enjtes në Elbasan, Lushnje, Tiranë e Fier
Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundja më e fortë është ndjerrë në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, me thellësi 20 kilometra.
Për fat të mirë, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme, por qytetarët janë shprehur se e kanë ndjerë atë.
Një tërmet me magnitudë 3,6 ballë u ndje dhe mëngjesin e së mërkurës, në Tiranë e Durrës.