Lëvizja për Ndryshim, Topalli: Kërkon të rrëzojë 3 kryetarët

Lëvizja për Ndryshim, Topalli: Kërkon të rrëzojë 3 kryetarët

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se forca e re politike që ajo ka krijuar kërkon të shkundë sistemin dhe të rrëzojë 3 kryetarët, duke iu referuar tre partive kryesore të vendit.

Në një intervistë në Top Talk, kryetarja e partisë “Lëvizja për Ndryshim”, ka thënë se shqiptarët janë të zhgënjyer jo vetëm me qeverinë por edhe me opozitën.

Sipas Topallit “shqiptarëve u mungon shpresa” pasi “politika nuk jep shpresë” dhe shton se partia e saj e re synon të rikthejë atë.

Lindja e lëvizjes për ndryshim është një aleternativë që i jepet atyre. Është një mundësi që ata të japin votën e protestës kundër tre kryetarëve të korruptuar por është edhe mundësia për të ndalur rënien ekonomike, për të sjellur shpresën dhe për të filluar ndryshimin në vendin tonë.”, deklaroi Topalli.

Ish-kryeparlamentarja mendon se në 25 prill do të kemi befasi në skenën politike shqiptare. Sa i takon synimit të partisë së saj të re, ajo është shprehur se kërkon të rrëzojë 3 kryetarët që sipas saj mbajnë politikën.

“Nuk është parti në kuptimin tradicional të partive. Është një lëvizje që kërkon të shkundë sistemin, që kërkon të rrëzojë 3 kryetarët që mbajnë politikën , ekonominë, gjithë jetën e Shqipërisë dhe që mendojnë se janë të përjetshëm por jo. Besoj se në 25 prill do kemi befasi të mëdha në skenën politike. Nëse shqiptarët janë të kënaqur ok le t’i votojmë, por unë besoj në reagimin e tyre dhe ndoshta është momenti që pas 3 dekadave duhet të mbyllin ciklin”, u shpreh ajo.

Lidhur me strategjinë që do të ndjekë “Lëvizja për Ndryshim” pas zgjedhjeve, Topalli deklaroi se “votat do të shkojnë tek demokratët por as tek Ilir Meta, as Edi Rama, as Lulzim Basha”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>