Lëvizja Vetëvendosje Qendra Shqipëri prezanton kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit

Nga Exit News
Lëvizja Vetëvendosje Qendra Shqipëri prezanton kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri do të prezantojnë të enjten kandidatët e parë për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një njoftim, LVV thotë se përmes një konference për media do të prezantojë dy kandidatët e parë në dy zona zgjedhore të vendit.

Më herët Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri njoftoi se do të angazhohet në zgjedhjet e 25 prillit, duke mbështetur kandidatura të propozuara nga zgjedhësit, si brenda ashtu dhe jashtë strukturave të saj.

VV-ja në Shqipëri thotë se ky hap synon të ofrojë një alternativë në mënyrë që shqiptarët të mos ndihen të detyruar të largohen.

VV ka thënë se qytetarët kanë të drejtë të bëhen bashkë për të propozuar ato kandidatë, të cilët mendojnë se i përfaqësojnë të drejtat e tyre:

“Në secilën prej 12 zonave (qarqeve) zgjedhore të Shqipërisë, qytetarët kanë të drejtën të bëhen bashkë për të propozuar kandidatë nga zgjedhësit. Nëntë qytetarë të një zone zgjedhore kanë të drejtën të çojnë përpara në KQZ kandidaturën për një deputet. Zyrtarizimi i kësaj kandidature bëhet përmes grumbullimit të 3.000 nënshkrimeve, duke nisur nga mesi i muajit janar 2021”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>