Lëvizja VETËVENDOSJE! zyrtarizon kandidaturën e Bojken Abazit për qarkun Tiranë

Lëvizja VETËVENDOSJE! zyrtarizon kandidaturën e Bojken Abazit për qarkun Tiranë

Anëtar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri kanë depozituar të premten në KQZ nënshkrimet e nevojshme për zyrtarizimin e kandidaturës së Boiken Abazit për qarkun e Tiranës.

Njoftimi u bë në faqjen Facebook të Qëndrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri.

Ndërkohë, vazhdon mbledhja e firmave të nevojshme për dy kandidatët e tjerë, Iliz Shehut për qarkun Lezhë dhe Kreshnik Merxhanit për qarkun Gjirokastër, lexon njoftimi.

Boiken Abazi ka qënë i angazhuar në Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë qysh prej vitit 2006 e mandej, ka mbajtur disa pozicione brenda saj, mes të tjerash edhe Sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë.

Abazi dha dorëheqjen në vitin 2019 për të drejtuar Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri.

Ai është diplomuar në Universitetin “Eastern Michigan”, në Shtetet e Bashkuara,  në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomi Zhvillimore.

Gjatë konferencës së thirrur në fund të janarit për shpalljen e 3 kandidaturave ai u shpreh:

Shqipëria është në një krizë shëndetësore, ekonomike, institucionale e morale. Paraja kalon tranzit në Shqipëri. Ky kapital përqëndrohet në pak duar këtu në Shqipëri, në disa oligarkë.

 

 

3 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme