
Një edukatore në kopshtin publik “Skënderbeg” në Lezhë dhe bashkëshorti i saj janë infektuar me covid-19.
Kopshti është mbyllur dhe dezinfektuar, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik po teston stafin tjetër të kopshtit.
Po ashtu po hetohen dhe kontaktet e bashkëshortit të edukatores i cili është tregtar në një dyqan të vogël qoftesh.