LGDSH fillon fushatën për ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

LGDSH fillon fushatën për ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

Për nder të muajit të ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, Lidhja Demokratike e Gruas  (LDGSH) ka filluar një iniciativë të re për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, nën moton “Ne e duam veten, e duam jetën”.

Gratë shqiptare vuajnë një shkallë të lartë vdekshmërie së sëmundjes, pjesërisht për shkak të mungesës së kujdesit shëndetësor të duhur dhe vonesës në marrjen e një diagnoze të saktë.

Albana Vokshi, kryetarja e LDGSH organizoi një takim me gratë nga njësitë administrative 6 dhe 7 në Tiranë, si dhe figura politike, mjekë, gazetarë, avokatë, artistë dhe anëtarë të shoqërisë civile. Pjesmarrës  ishin dhe ish deputeti Tritan Shehu, mjekët Mirela Tabaku, Henrik Zoto dhe Arben Beqiri, aktivistët e shoqërisë civile Egla Bardhi dhe Adriatik Lapaj, pedagoge Taulanta Jupi, dhe gazetarja nga emisioni investigativ ‘BOOM’, Fiori Dardha.

“Ekziston një shkallë vdekshmërie shumë më e lartë në Shqipëri në krahasim me vendet e tjera të BE-së sepse ka mungesë trajtimesh, shërbimesh, shtrirje të seancave të kimioterapisë dhe lehtësirave të mamografisë.Në tetor, i cili është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, duhet të jemi më të vetëdijshëm për mungesën e mjekëve të specializuar, mungesën e bazës së të dhënave për personat e prekur nga kanceri dhe mungesën e planifikimit të parandalimit dhe trajtimit, “u shpreh Vokshi.

Ajo u bëri thirrje grave dhe vajzave që të gjithë të bashkohen në betejën për shëndetin dhe për jetën, pasi kjo betejë nuk duhet zgjas vetëm për një muaj, por 365 ditë në vit. Mirela Tabaku, gjinekologe vuri në dukje se kishte rreth 700 raste të reja të kancerit të gjirit çdo vit në Shqipëri me 230 gra që vdesin në të njëjtën periudhë kohore.

“Problemi kryesor vjen nga një sistem burokratik i kujdesit shëndetësor. Paratë që shkojnë në koncesion në laborator mund të kishin mbuluar të gjitha testet për gratë e prekura, si dhe ilaçet e nevojshme, “tha ajo.

Tritan Shehu u shpreh se beson që të gjitha gratë dhe vajzat duhet të kenë një kontroll të rregullt për të mundësuar kapjen në kohë të kësaj sëmundje Ai gjithashtu vuri në dukje ndryshimin midis Shqipërisë dhe vendeve të BE-së..

“Vdekshmëria nga kanceri në Shqipëri është rreth 70% ndërsa në pjesën tjetër të Evropës është vetëm 30%. Ky ndryshim është për shkak të faktit se në BE ata kanë ilaçe dhe diagnostikim më të mirë, sëmundja kapet herët, dhe sistemi shëndetësor është i mirëorganizuar dhe i aksesueshëm për çdo qytetar, “tha Shehu.

Doktor Arben Beqiri shpjegoi se si kanceri i gjirit është një sëmundje lehtësisht e trajtueshme dhe e kurueshme, por shtoi se duhet të ketë reforma dhe “shndërrime të rëndësishme” në shëndetësi në mënyrë që të ulet niveli i vdekshmërisë.

Një çështje tjetër me të cilën përballen pacientët me kancer janë rastet e padrejtësisë dhe keqtrajtimit, pikë që u theksua nga Egla Bardhi dhe Adriatik Lapaj. Ata vunë në dukje se si disa pacientë madje janë drejtuar gjykatës për kërkuar drejtësi, duke fituar miliona euro dëmshpërblim për vështirësinë që kanë përjetuar në qasjen në kujdesin e duhur shëndetësor.

“Qëllimi është t’i trajtojmë të gjitha gratë me dinjitet dhe të respektojmë të drejtat e tyre kushtetuese,” u shprehën ata.

Sipas folësve të tjerë në këtë aktivitet, vetë-diagnostikimi është një nga mënyrat kryesore që gratë mund të ndihmojnë veten e tyre. Duke ekzaminuar veten e tyre dhe duke ditur se çfarë kërkojnë, ato mund të dallojnë shenjat paralajmëruese nëpërmjet kontrolleve shëndetësore dhe ekzaminimeve shëndetësore.

Gazetarja Fiori Dardha foli për luftën e nënës së saj me kancerin e gjirit pesë vite më parë.

“Kur një nënë sëmuret, e gjithë familja sëmuret,” tha ajo, “por kur ka një diagnozë në kohë është një ndihmë e madhe. I bëj thirrje çdo gruaje të kujdeset për veten e saj dhe të mos hezitojë të shkojë të vizitojë mjekun. ”

LDGSH ka planifikuar aktivitete të ngjashme ndërgjegjësimi në pjesë të tjera të Tiranës, si dhe në qytete të tjera në të gjithë vendin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>