Liderët evropianë kanë dënuar ashpër sulmin me armë të ndodhur të hënën në darkë, në Vjenë.
Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri thirrje që Evropa nuk duhet të dorëzohet para këtyre sulmeve.
“Populli francez e ndan shokun dhe dhimbjen me popullin austriak, të goditur në këtë natë nga një sulm në zemër të kryeqytetit të tyre, Vjenës. Pas Francës, një mik yni është sulmuar. Kjo është Evropa. Armiqtë tanë duhet ta dinë kë kanë përpara”, shkroi Macron në Twitter, pas sulmit.
Kujtojmë se në Francë muajin e fundit kanë ndodhur 3 sulme terroriste.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dënoi sulmin dhe shprehu mbështetjen për Austrinë:
“Evropa dënon fort këtë veprim burracakësh që shkel jetë dhe vlerat njerëzore. Ne jemi krah Austrisë.”
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u shpreh e shokuar nga sulmi i dhunshëm në Vjenë.
“Jam e shokuar dhe e mërzitur nga sulmi brutal në Vjenë. Mendimet e mia janê me familjet e viktimavr dhe me austriakët. Evropa qendron në krah të Austrisë. Ne jemi më të fortë se urrejtja dhe terrori”, shkroi von der Leyen në Twitter.
Presidenti i Britanisë Boris Johnson shprehu mbështetjen e tij për austriakët dhe familjet e viktimave:
” Jam i shokuar nga sulemt e tmerrshme në Vjenë sot. Mendimet e Britanisë janë me austriakët- ne qendrojmë të bashkuar me ju kundër terrorizmit”.
Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte dënoi aktin dhe dhunën në Evropë:
“Dënoi me forcë sulmin në Vjenë. Nuk ka vend për urrejtje në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane. Mbështetje për popullin austriak, familjarët e viktimave”.
Kryeministri grek Mitsotakis njësoj dënoi sulmin në Vjenë, dukr shkruar se ” mendimet tona janë me austriakët. Evropa duhet të qendrojë e bashkuar kundra urrejtjes”.
Ndërsa presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe kandidati demokrat për president Biden dënua sulmin dhe dhprën mbështetjen e SHBA-ve në luftën kundër terrorizmit.