Ligjet e medias, Vokshi: Sanksionojnë ndëshkimin dhe dënimin e cdo medie apo gazetari

Ligjet e medias, Vokshi: Sanksionojnë ndëshkimin dhe dënimin e cdo medie apo gazetari

“18 dhjetor 2019 – Ditë e zezë për lirinë e medias në Shqipëri.”

Kështu u shpreh ish deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi pas miratimit të ligjeve për median.

Në një postim në faqen e saj në Facebook ajo tha se ligjet e miratuara “sanksionojnë ndëshkimin dhe dënimin e cdo medie apo gazetari që do të guxojë të kritikojë apo denoncojë liderin suprem”, duke theksuar se sëbashku me ligjet miratoi dhe kreun e ri të AKEP, i cili mbante postin e drejtuesit të protokollit të kryeministrit Rama.

Gjithashtu zonja Vokshi dënoi dënimin e gazetarit Jetmir Olldashi nga gjykata e shkallës së parë, ditën e djeshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>