Shoqata Botërore e Linjave Ajrore (IATA) ka nisur testimin e certifikatës digjitale Travel Pass së bashku me më shumë se 20 kompani ajrore, sipas një raporti të Der Spiegel.
Aplikacioni për telefonat smart ka për qëllim të zëvendësojë çertifikatën fizike të imuniteti në udhëtimet ajrore. “Travel Pass” do të ruajë të dhënat në telefonin e përdoruesit, dhe nuk do të ketë një bazë të dhënash qendrore. Përdoruesit do të skanojnë ne aplikacion foton e tyre dhe pasaportën.
Certifikata digjitale do të përmbajë një kod të çertifikuar si provë e vaksinimit ose e një testi negativ, aplikacioni krahason të dhënat dhe jep dritën jeshile për fluturim. Ky njoftim më pas do të tregohet gjatë procedurave të kontrollit të dokumentave, së bashku me pashaportën.
Sipas IATA, dokumentet fizike nuk janë “të sigurta, të prirura për abuzime, të ngadalta, të palëvizshme dhe të paadaptueshme“.
Numri i udhëtarëve nga ajri ra në 10 përqind të numrit të udhëtarëve para pandemisë. Ndërkohë, numri i kontrolluesve ka ngelur i pandryshuar, sipas IATA.
Nga 4.5 miliardë njerëz që fluturonin çdo vit, vetëm 1.8 miliardë udhëtuan me avion në vitin 2020.
Linjat ajrore kanë humbur rreth 118.5 miliardë dollarë, rreth 100 miliardë euro, vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të IATA .
Fjalë kyçe: çertifikata e imunitetit, fluturimet, IATA, kompanite ajrore