Lirohet vrasësi i Giovanni Falcones, autor i dhjetra vrasjeve të tjera

Nga Exit News
Lirohet vrasësi i Giovanni Falcones, autor i dhjetra vrasjeve të tjera

Bosi i mafias italiane, Giovanni Busca u lirua të martën pas vuajtjes së dënimit prej 25 vjetësh për qindra vrasje.

Pas arrestimit në 1996, Busca rrëfeu se kishte kryer mbi 100 vrasje, përfshirë edhe atë të gjykatësit të famshëm antimafia Giovanni Falcone.

Sulmi me bombë vrau edhe gruan e Falcones, së bashku me 3 trupëroje të tyre.

Një nga vrasjet më makabre të kryera nga Busca ishte rasti i djalit 11-vjeçar të një mafiozi tjetër, i cili u torturua, para se të mbytej dhe t’i hidhej trupi në acid.

Për të ulur dënimin, Busca u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë duke dorëzuar dhjetra mafioz qe kishin kryer krime mes viteve ’80 dhe ’90.

Familjet e viktimave dhe opozita kanë reaguar të indinjuara nga lirimi.

“Kjo nuk është “drejtësia” që italianët meritojnë” u shpreh Matteo Salvini, kreu i partisë Lega Nord, ndërkohë që Enrico Letta i Partisë Demokratike e quajti “grusht në stomak” vendimin.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>