Listat e hapura të deputetëve, kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare

Nga Exit News
Listat e hapura të deputetëve, kusht i panegociueshëm për opozitën parlamentare

“Hapja e listave është një kusht i panegociueshëm për miratimin e reformës zgjedhore dhe marrveshjes Rama-Basha.”

Kështu u shpreh deputetja Rudina Hajdari, në një postim në Facebook. Ajo shkroi se opozita në parlament ia ka bërë të qartë qëndrimin e saj kryeministrit Rama në takimin e 7 korrikut.

Hajdari tha se hapja e listave të kandidatëve për deputetë është një kërkesë që e mbështesin mbi 75 për qind e shqiptarëve.

“Misioni ynë është që në parlament të përfaqësojmë këtë shumicë dërrmuese shqiptarësh e jo dëshirat e 2 apo 3 kryetarëve që kanë frikë nga populli,” mbylli shkrimin e saj deputetja.

Një ditë më parë, takimi mes Ramës dhe përfaqësuesve të opozitës parlamentare përfundoi pa dakordësi për votimin e Reformës Zgjedhore siç është rënë dakord në Këshillin Politik në 5 qershor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>