Lleshaj, 50 shqiptarë ende ndodhen në kampin Al-Hoti

Nga Exit News
Lleshaj, 50 shqiptarë ende ndodhen në kampin Al-Hoti

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka sqaruar në emisionin ‘Open’, operacionin për kthimin e një gruaje dhe katër fëmijëve.

“Operacioni ka nisur para një viti me shpëtimin e Alvinit. Të përfshirë janë shtete si Libani, Siri Shqipëria, një operacion mjaft i vështirë”, tha Lleshaj.

Ministri tregoi se në kampin Al-Hoti ka 50 persona, 20 prej të cilëve ekipi shqiptar i negocimiit i ka takuar fizikisht.

“Faza e dytë pra është riatdhesimi i grupit tjetër që janë kontaktuar fizikisht pra 20 të tjerë. Presim që pas marrjes së dritës jeshile në ditët e ardhshme mendojmë se ky proces do marrë jetë.

Nuk mund të japë datë fiks, sepse është një proces me shumë aktorë. Ne duam t’i heqim këta fëmijë nga duart e terrorit, si dhe të japim mesazhe që vendi i tyre është Shqipëria dhe kauza e tyre është vetëm Shqipëria”, shtoi Lleshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>