Lleshaj: Asnjë ankesë konkrete nga qytetarët për ndryshim të qendrës së votimit

Nga Exit News
Lleshaj: Asnjë ankesë konkrete nga qytetarët për ndryshim të qendrës së votimit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se deri më tani nuk është provuart asnjë nga akuzat për transferim të qendrës së votimit.

Në një status në Facebook, ai shkruan se janë publikuar dy ekstrakte listash dhe nuk ka patur asnjë ankesë konkrete për kërë çështje nga qytetarët.

“Që nga fillimi i muajit tetor 2020, janë publikuar 2 ekstrakte të listave zgjedhore, të cilat janë afishuar në të gjitha bashkitë si dhe janë të aksesueshme tek portali e-Albania.

Asnjë ankesë konkrete për “lëvizje nga qendrat e votimit” nuk është provuar deri tani. Dhe kështu do të vijohet deri në fund. Asnjë mundësi nuk ekziston që dikush të luajë me listat e zgjedhësve. “

Partia Demokratike ka akuzuar më herët ministrin Lleshaj për ndryshimin e adresës së qytetarëve pa dijeni e tyre. Ajo kallëzoi në SPAK Lleshajn dhe drejtorin e Gjendjes Civile Doracaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>