Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është shprehur se vijon të jetë pjesë e ekipit politik të PS ndonëse nuk thotë asgjë nëse do të jetë pjesë e listave në zgjedhjet e 2021.
Gjatë një interviste në Euronews Albania, Lleshaj tha se “sa i përket listave të kandidatëve ato kalojnë në një proces të caktuar në PS, proces i cili është ende i pambyllur” dhe nuk mund të thotë “asgjë lidhur me rezultatin e këtij procesi”.
Pas dorëheqjes nga posti i ministrit të Brendshëm, Lleshaj tregoi se ka marrë më shumë kohë “për të menduar për veten dhe për të analizuar situatën politike”.
“Vazhdoj të jem pjesë e këtij ekipi politik por në një stol tjetër” shtoi ai më tej.
Sandër Lleshaj dhe dorëheqjen pas protestave për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një polic që po përpiqej ta ndalonte për thyerjen e orarit të daljes si pjesë e masave anti-COVID.