Lleshaj: Dorëhiqem nëse makina ime ka kushtuar më shumë se 49 mijë euro

Nga Exit News
Lleshaj: Dorëhiqem nëse makina ime ka kushtuar më shumë se 49 mijë euro

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi, të enjten, se është i gatshëm të japë dorëheqjen nëse vërtetohet se makina që ai përdor si ministër ka kushtuar më shumë se 49 mijë euro.

Duke iu përgjigjur akuzave të deputetit të opozitës Andi Përmeti, Lleshaj u shpreh:

“Unë ju sfidoj juve që nxini, në qoftë se ai mjet s’ka kushtuar 49 mijë euro, unë jap dorëheqjen këtu.”

Lleshaj i tha deputetit se nëse ai ka dyshime, duhe t’i drejtohet gjykatës:

“Në qoftë se ju keni një problem me Ministrin e Brendshëm, duhet të shkoni ju në gjykatë.”

Lleshaj ka sqaruar dhe më parë se makina që ai përdor ka vlerë të përafërt me ‘me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.’

Ndërsa makina e tij personale është një makinë e thjeshtë, të cilën ai e përdor prej 10 vitesh.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>