
Ish ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i konsideroi kërkesat për dorëheqje ndaj Ardi Veliut të paarsyeshme.
Gjatë intervistës në Real Story, ai u shpreh se posti i drejtorit të përgjithshëm nuk është politik.
“Kërkesat për dore hejën e drejtorit ë policisë janë të paarsyeshme. Ai është drejtues i administratës shtetërore. Ka përgjegjësi para ligjit, s’ka përgjegjësi politike. Është neutral. Ai jep llogari ligjore dhe shtetërore.”
Ai shtoi se nuk është zgjidhje dorëheqja e Veliut, por “trajtimi në rrugën ligjore i çështjes.”