Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i është përgjigjur, të hënën, akuzave sipas së cilave, ai ka blerë një makinë që kushton 100 milionë lekë deri në 150 mijë euro.
Përmes një postimi në Facebook, Lleshaj shkruan se automjeti që ai përdor si ministër, dhe që është në pronësi të shtetit, ka kushtuar vetëm 49 mijë euro.
Lleshaj theksoi se makina që ai përdor ka vlerë të përafërt me ‘me vlerën e automjeteve të reja të vëna në përdorim të Policisë së Shtetit, në Tiranë dhe në të gjitha qarqet e vendit gjatë këtij viti, si pjesë e programit të modernizimit të saj.’
Ndërsa makina e tij personale është një makinë e thjeshtë, të cilën ai e përdor prej 10 vitesh.
Ministri e quajti sulmin mediatik ndaj tij, si tentativë për intimidim e shantazh për ta shmangur atë nga puna në krye të ministrisë.