
Ministri i Brendshëm Lleshaj ka kërkuar nga qeveria rritje të pagave për punonjësit e policisë, për shkak të punës së pandalur gjatë pandemisë së Covid-19.
Duke folur të premten, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Lleshaj tha se policët kanë luajtur një rol kryesor në luftën kundër Covid-19:
“Pandemia është përballuar nga dy lloj bluzash, bluzat e bardha dhe bluzat blu. Policia e Shtetit ka qëndruar nga dita e parë, jashtë në rrugë, në pikat e kalimit kufitar, duke u përballur pandeminë. Nëse do kishte hapësirë do duhet të kishte një rritje apo trajtim financiar për këtë kategori aq sa do të ishte e mundur.”
Lleshaj theksoi se policia ka nevojë dhe për investime të tjera se një sistem komunikimi modern, një laborator të ri e modern shkencor, si dhe për një kampusin qendror të policisë.