Gjatë sezonit turistik, muzika e lartë dhe zhurmat do të lejohen deri në orën 23:00 gjatë javës dhe deri në orën 24:00 gjatë fundjavës. Për të gjithë që shkelin këtë rregull do t’ju sekuestrohen të gjitha mjetet dhe do të gjobiten.
Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë një inspektimi në Durrës.
“Nuk do të lejojmë që muzika dhe zhurmat të shndërrohen në faktor shqetësues dhe kontaminues, në një lloj virusi të dytë. Policia po godet çdo rast papërgjegjshmërie. Pas orës 23:00 gjatë javës dhe në fundjavë pas orës 24:00, niveli i zhurmës në lokale duhet të jetë 0. Jo thjesht gjobë, por sekuestrim të gjithë impianteve që prodhojnë zhurmë e procedim për ata që bëhen shkak për ndotje jo vetëm akustike.”
Ndërkohë për motorrët ujit, Lleshaj pohoi se do të sekuestrohen ata që vënë në rrezik jetën e qytetarëve.