Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka konfirmuar për media se do të jetë ministër deri në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Në një deklaratë për median gjatë vizitës së tij në Shkoder, pyetjes së gazetares nëse në zgjedhje do shkohet “Me apo pa ju”, Lleshaj ju përgjigjë “me, me”.
Në këtë mënyrë ai shoi zërat se do të shkarkohet nga Kryeministri Rama. Javën e kaluar, Llëshaj u shpreh se nuk do të jetë i përhershëm në postin e ministrit.
Kryeministri Rama shkarkoi më 14 shtator, Ministren Besa Shahini dhe e zëvendësoi atë me deputeten socialiste të Elbasanit Evis Kushi.