Lleshaj opozitës: Ju dhemb lufta ndaj kultivuesve të kanabisit pranë PD-së

Nga Exit News
Lleshaj opozitës: Ju dhemb lufta ndaj kultivuesve të kanabisit pranë PD-së

Ministri i Brendshëm Lleshaj ka akuzuar Partinë Demokratike se ka lidhje me kultivuesit e parcelave të kanabisit, fotot e të cilëve denoncoi paraditen e së shtunës.

një shkrim në Facebook, Lleshaj shkruan:

“Dy fotot e publikuara sot nga PD janë jo vetëm një fiasko në aspektin informativ, po edhe një tjetër shembull i radhës së PD nuk i intereson e vërteta, po dezinformimi i publikut! 

Policia e Shtetit ka shkatërruar prej ditësh jo vetëm dy parcelat në fotot e lodhura të PD, që mesa duket i kanë dhembur ndonjë kultivuesi a lidhjeje biznesore të vetë PD, por edhe dhjetëra parcela të tilla në të gjithë vendin.”

Pak para Lleshajt, policia, në një reagim zyrtar, tha se fotot e bërë publike nga PD i përkasin vitit 2016.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>