Lleshaj: Rezultate të larta në luftën kundër kanabisit, asnjë rast të ndryshimit të qendrave zgjedhore

Nga Exit News
Lleshaj: Rezultate të larta në luftën kundër kanabisit, asnjë rast të ndryshimit të qendrave zgjedhore

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se viti 2020 ka patur rezultate te larta në luftën ndaj kannabisit.

Gjatë një takimi me drejtuesit e policisë në Vlorë, Lleshaj pohoi se kriminaliteti në vend është ulur krahasim me vitin e kaluar.

Lufta kundër kanabisit këtë vit ka shënuar rezultate shumë inkurajuese. Kjo vërehet në sasinë e kanabisit të kapur, të sekuestruar, nga autoritetet e vendeve fqinje, vende të cilat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten destinacion i kësaj veprimtarie të paligjshme.

Të gjitha figurat e krimit, pra të gjitha veprat kriminale të regjistruara për vitin 2020, shënojnë një reduktim të ndjeshëm edhe krahasuar me vitin 2019. Sigurisht krahasuar me vitet e mëparshme janë akoma më ulët.”

I pyetur për zhvendosjen e qytetarëve nga qendrat e votimit, Lleshaj u shpreh se nuk ka asnjë rast konkret që të ketë ndodhur.

“Për listat zgjedhore, ministria e Brendshme ka bërë një deklaratë lidhur me këtë, duke përgënjeshtruar dhe hedhur poshtë me vendosmëri të gjithë zërat që përpiqen të krijojnë një klimë dezinformimi në radhët e qytetarëve sa u përket listave zgjedhore.

Nuk kemi asnjë rast konkret që një qytetar të ketë shkuar, të ketë verifikuar emrin e tij në listën zgjedhore pranë Njësive Administrative, ose online në e-Albania, dhe të ketë thënë që më kanë lëvizur Qendrën e Votimit, – nuk kemi asnjë rast.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>