Riatdhesimi i të rriturve nga kampi Al Hawl në Siri është i pamundur, u shpreh Ministri Lleshaj në një lidhje direkte nga Libani për emisionin Open, në Top Channel, të martën, në darkë.
“Ata konsiderohen si pala humbëse e një beteje të armatosur, atje ka të rritur që duhet të japin llogari dhe lirimi i të rriturve është thuajse i pamundur. Për të rriturit ka procedurë tjetër, autoritet kërkojnë përgjegjësi ligjore, për fëmijët po tentojmë t’i shpëtojmë nga a i ferr”, tha aii.
Ndërsa, ai tha se riatdhesimi i fëmijëve është shumë i ndërlikuar:
“Kthimi i fëmijëve nga kampi i AL Hawl është shumë i ndërlikuar, por po diskutojmë me autoritete për të bërë të mundur evakuimin e atyre fëmijëve”.
Ministria tha se qeveria shqiptare po përpiqet por ende nuk ka një lajm përfundimtar:
“Kufijtë me sirianë janë të mbyllur, nuk dua të jap shpresa të kota, pro ne po përpiqemi intensivisht, kam patur takime me autoritet përgjegjëse në Liban”.
Lleshaj tha se nuk mund të ndodhë njësoj si me Kosovën, sepse forcat ushtarake amerikane janë tërhequr nga Siria:
“Rasti i Kosovës është rast i veçantë që ndodhi në një kontekst që tashmë nuk është më. Kosovës ja sollën. Trupat amerikane atje janë tërhequr dhe nuk mund të ndiqet modeli kosovar dhe na duhet të gjejmë rrugë të tjera”.
Lleshaj u shpreh se duhet punuar me kujdes “për të sjellë gratë dhe fëmijët shqiptarë, autoritet kurde, siriane, autoritete e Libanit, autoritete fetare, në mënyrë që të mos gabojmë”.