Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nuk do të japë dorëheqjen për tu larguar nga qeveria Rama.
Duke biseduar me gazetarin Sokol Balla, mbrëmjen e së enjtes, Lleshaj u shpreh:
“Përsa kohë është në vullnetin tim unë do të jem ministër i Brendshëm dhe treguesit në terren nuk më bindin për dicka tjetër.”
Lleshaj u shpreh se mendon se po bën një punë të mirë me sigurimin e rendit dhe sigurisë në vend:
“Sot drejtoj një ministri, që mund të dalë me treguesit më pozitivë, për rendin dhe sigurinë.”
Prej disa javësh në media është folur për një largim apo dorëheqje të ministrit Lleshaj, veçanërisht pas një sërë ngjarjesh kriminale të cilat policia ka dështuar t’i parandalojë dhe zbardhë.