Lleshaj tregon gjendjen e fëmijëve në kampin Al-Hoti

Nga Exit News
Lleshaj tregon gjendjen e fëmijëve në kampin Al-Hoti

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tregoi se Eva Dumani, motra e Endri Dumanit, i shpëtuar sot nga kampi Al-Hoti, është në gjendje të mirë për kushtet e kampit.

“Ne kemi informacione të sakta për gjendjenn e saj, është mirë për kushtet e atij kampi. Kushtet ku jeton Eva janë të tilla që e bëjnë të komplikuar gjendjen. Por kampi është kamp ku jetojnë familje të ish-ushtarëve të ISIS-s, dhe ata që janë aty brenda përpiqet që asnjë të mos dalë jashtë”, tha ministri për emisionin ‘Open’, në Top Channel.

Ministri tregoi se të rritur në kamp janë të indokrinuar ndërsa “fëmijët nuk bëjnë rezistencë për t’u kthyer”.

“Operacioni është ndër operacionet e rralla që është bërë për riatdhesim. Duhet të jemi koshient dhe sot jam i lumtur se katër jetë të shpëtuara janë shumë”, përfundoi Lleshaj.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>