Lleshaj: Viti 2020 i suksesshëm në luftën ndaj trafikut të drogës

Nga Exit News
Lleshaj: Viti 2020 i suksesshëm në luftën ndaj trafikut të drogës

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj e konsideroi vitin 2020 si vit të suksesshëm në luftën kundër trafikimit të drogës.

Në një prononcim për mediat nga Durrësi, Lleshaj deklaroi se sasia kapur gjatë këtij viti është në minimume historike.

“Dua të them që viti 2020 shënon vitin e angazhimit më të madh dhe të sukseseve më të mëdha në luftën kundër kanabisit. Kjo matet në dy tregues kryesorë: treguesi i parë kryesor është sasia që kapet në vendet e destinacionit tradicional, Itali, Greqi, sasi e cila ka zbritur në minimumet historike. Po them që vetëm në këtë vit janë kapur në Itali gjithsej 911 kilogram, nga sasira shumë të mëdha që janë kapur historikisht në këtë vend, po kështu edhe në vende të tjera. Megjithatë angazhimi ynë është që ky fenomen të zhbëhet në themel.”

Lleshaj i bëri thirrje qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat që të parandalohet përhapja e koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>