Lleshaj vizitë zyrtare në Liban për riatdhesimin e fëmijëve nga kampi Al Hawl

Nga Exit News
Lleshaj vizitë zyrtare në Liban për riatdhesimin e fëmijëve nga kampi Al Hawl

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar të hënën (21 shtator) homologun e tij në Liban, për riatdhesimin e fëmijëve dhe grave shqiptare nga kampi Al Hol në Siri, sipas mediave.

Ndërsa, më 22 shtator, Lleshaj takoi edhe Gjeneralin Abas Ibrahim, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm për çështjet e sigurisë për të njëjtin qëllim.

Dhjetra qytetarë protestuan më 14 shtator për kthimin e 50 fëmijë shqiptarë të mbetur në kampet e Sirisë, përpara godinës së Kryeministrisë. Protesta u njoftua nga familjet e grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin ”Al-Hawl” të Sirisë.

Ata i kërkuan qeverisë të ndërhyjë në mënyrë zyrtare tek autoritetet siriane për të kthyer fëmijët.

Më parë, familjarët e dy fëmijëve Eva dhe Endri Dumani i kërkuan qeverisë të ndërhyjë për të mundësuar riatdhesimin e tyre në vend, nga kampi Al Hooti në Siri.

Ata, nëna dhe daja i fëmijëve, u ofruan të paguajnë vetë të gjitha shpenzimet e udhëtimit për fëmijët dhe gratë e mbetura në kamp, por kërkojnë nga qeveria ndërmjetësimin në rrugë zyrtare me Sirinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>