Lojrat elektronike ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë shkrimin, leximin, komunikimin

Nga Exit News
Lojrat elektronike ndihmojnë fëmijët të përmirësojnë shkrimin, leximin, komunikimin

Lojrat elektronike zhvillojnë mendjen e fëmijëve, përmirësojnë komunikimin, shëndetin mendor, dhe aftësinë për të shkruar dhe lexuar.

Organizata britanike e bamirësisë “Fondi Kombëtar për Shkrim dhe Lexim” ka intervistuar 4 626 nxënës të moshës mes 11 dhe 16 në të gjithë Britaninë, për studimin mbi lojrat elektronike. Intervistat u kryen ndërmjet nentorit dhe dhjetorit 2019.

Sipas studimeve:

35.3% e fëmijëve që luanin thanë se lojrat elektronike i ndihmojnë të përmirësojnë leximin — 79.4% thanë se lexonin materiale të lidhura me lojën, si libra dhe artikuj mbi lojrat.

62.5% e tyr shkruajnë diçka në lidhje me lojrat elektronike, të paktën një herë në muaj.

Studimi gjeti se 3 në 4 (76.3%) flasin me shokët mbi lojrat elektronike, në krahasim me vetëm 3 në 10 (29.4%) që diskutojnë për librat që lexojnë.

Ndërkohë, komunikimi i mirë dhe lidhjes sociale ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit mendor.

Në fakt, 3 në 5 (69.6%) e prindërve i thanë kërkuesve se komunikimet mes tyre dhe fëmijëve të lidhura me lojën kanë ndihmuar në përmirësimin e shëndetit mendor të fëmijëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>