Londër, gangsterët shqiptarë tregojnë pasuritë në media sociale

Londër, gangsterët shqiptarë tregojnë pasuritë në media sociale

Gangsterët shqiptarë të bandave të drogës në Londër po mburren gjithnjë e më shumë për pasuritë e tyre në median sociale.

Britanikja Daily Mail ka raportuar se anëtarë të bandave të drogës, që i kanë fituar paratë në mënyrë të paligjshme, publikojnë foto me makina luksi e veshje të shtrenjta teksa tymosin cigare.

Në një prej fotove, një prej anëtarëve të bandës mban në dorë një grusht hekuri, të veshur me gurë të çmuar, që formon inicialet HB për “Hellbanianz”, “Shqiptarët e Ferrit”.

Në të gjitha fotot ata tregojnë veshjet e shtrenjta me gurë të çmuar e ar, teksa krekosen nëpër limuzina e makina të shtrenjta, dhe shkruajnë fraza ku ankohen se kanë aq shumë para, sa nuk dinë se ku t’i shpenzojnë.

Ndryshe nga gjithë trafikantët e kombësive të tjera, të cilët janë diskretë dhe nuk e reklamojnë pasurinë e tyre, pasi bien pre e policisë, bandat shqiptare njihen në gjithë Britaninë si të varura nga media sociale.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>