Londra drejt karantinës, pas rritjes së numrit të të infektuarve

Nga Exit News
Londra drejt karantinës, pas rritjes së numrit të të infektuarve

Prej së premtes, qeveria britanike do të ashpërsojë masat për kryeqytetin, Londrën, teksa numri i të infektuarve ditorë po rritet me shpejtësi.

Kryeministri Boris Johnson pritet të nënshkruajë vendimin për masat më të ashpra të marra deri më tani, të enjten.

Me shumë gjasa, Londra do të kalojë në zonën më të lartë të rrezikut, në shkallën e tretë, që parashikon mbylljen e lokaleve, bareve dhe ndalimin e takimit të personave jashtë familjes.

Po ashtu ministrja e Shëndetësisë Helen Whately informoi deputetët e Londrës në një telefonatë conference, të enjten në mëngjes, se njerëzit nuk duhet të takohen me askënd jashtë shtëpisë së tyre ose të grumbullohen me të tjerë në ndonjë ambient të brendshëm, qoftë në shtëpi apo në një vend publik. Njerëzit gjithashtu duhet të mundohen të shmangin transportin publik.

Më shumë për masat që do të merren në Londër pritet të mësohet në orët në vijim.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>