Lidhja Social Demokrate në Maqedoninë e Veriut ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut.
LSDM ka marrë dy deputetë më shumë në kuvend se partia opozitare VMRO.
Nga 96% e votave të numëruara del se 120 vende në parlament ndahen:
- LSDM – 46 vende në parlament
- VMRO-DPMNE – 44 vende
- BDI – 15 vende
- Aleanca për Shqiptarët – 12 vende
- E majta – 2 vende
- Partinë Demokratike Shqiptare – 1 vend
Rezultatet nuk janë ende përfundimtare pasi mbeten edhe 4% të votave për t’u numëruar, që mund të sjellin ndryshime minimale në formacionin e partive në parlamentin maqedonas.
Shefja e misionit të ODIHR në Shkup, Laima Andrikiene e quajti menaxhimin e ditës së zgjedhjeve si të efektshëm por qëndrueshmërinë ligjore të rrezikuar për shkak të ndryshimeve të rëndësishme në Kodin Zgjedhor dhe rregullimet gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.