LSI: 15 mbështetës të PS-së shkelën karantinën 14 ditore

Nga Exit News
LSI: 15 mbështetës të PS-së shkelën karantinën 14 ditore

Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI akuzoi qeverinë se ka lejuar hyrjen në Gjirokastër të 15 personave me banim në Greqi, mbështetës të PS-së. Për këtë arsye, LSI kërkoi nëmbledhjen e sotme, 12 maj, të KQZ-së anullimin e zgjedhjeve në Bashkinë Dropull.

Avokati i LSI-së, Altin Kazizaj në KQZ, u shpreh se nuk dihet nëse këta persona kanë plotësuar ose jo formularin e deklarimit në kufi apo mënyrën se si ata kanë hyrë në vend.

“Ata janë mbështetës të PS-së dhe me detyra të posaçme në qendrat zgjedhore”, shtoi avokati i LSI-së.

Ai tregoi se mbështetësit e LSI-së me banim në Greqi, të cilët kanë hyrë në vend gjatë periudhës zgjedhore u ruajtën me polici në banesën e tyre.

Qeveria vendosi detyrimin e karantinës dy javore për emigrantët që hynin nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, nga 19 prilli deri në 3 maj.

Ndërsa, LSI e akuzoi qeverinë se ky vendim ka për qëllim ndalimine votuesve të LSI-së dhe jo ruajtjen e shëndetit të qyetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>