Meta: Jo marrëveshjes PS-PD për reformën në drejtësi

Meta: Jo marrëveshjes PS-PD për reformën në drejtësi

Pas takimit me ekspertë të Komisionit të Venecias, Meta tha se nuk është kushtetuta  që ka shkaktuar problem në sistemin e drejtësisë por sipas tij problemi e ka origjinën tek ndryshimet në kushtetutë në vitin 2008, përmes të cilave sipas tij u prish balanca mes pushteteve.  “ Nuk kam ndërmend të bëhem pjesë as unë dhe as partia e zotit Manjani e debatit falls që kërkon të shmangë vëmendjen nga problemet e vërteta që ka vendi. Nuk është problemi i Kushtetutës që ka krijuar probleme edhe në sistemin e drejtësisë. Problemet janë krijuar nga ndryshimet natën e 28 prillit të vitit 2008, që dëmtuan raportet e kontrollit dhe balancës në një shtet të së drejtës”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit ka në axhendën e tij si çështje parësore, dekriminalizimin e Kuvendit dhe jo reformën në drejtësi, e cila duket si pikë parësore në axhendën e PS-së.  Kjo deklaratë e Zotit Meta evidenton mosmarrëveshjet  mes tij dhe kryeministrit Rama për reformat më kryesore të premtuara nga kjo mazhorancë.

“LSI ka një axhendë të qartë të saj dhe pika e parë është t’i jepet fund proçesit të dekriminalizimit se po implikohet imazhi i vendit, i deputetëve që nuk emërtojnë të karakterizohen me këtë term. Ne do të mbyllim këtë proces që të kalojmë më pas në fushën e drejtësisë. Me qetësi dhe më shumë dashuri, jemi për dekriminalizimin që e penalizon Shqipërinë ndërkombëtarisht. Jemi për realizimin reformës në fushën e drejtësisë dhe jemi për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Edhe kur flasim për reformën në drejtësi, ajo duhet të jetë në interes të qytetarëve shqiptarë”, tha Iir Meta.

Nënkryetari i LSI-së Ylli Manjani, i ,ngarkuar nga Meta për reformën në drejtësi, ka paraqitur pranë komisionit të Venecias propozimet e LSI-së për reformën në drejtësi të cilat janë në thelbin e tyre kundër propozimeve të PS-së për këtë reformë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>