
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kallëzuar në prokurori një punonjëse të administratës publike, pjesë e shtabit elektoral të njësisë numër një në Tiranë për krim zgjedhor.
Nënkryetarja e LSI-së, Eris Xhixho në një deklaratë për median, më 3 maj u shpreh se personi ka prishur vullnetin e zgjedhësve duke bërë shënime me stilolaps në fletat e votimit.
Xhixho publikoi një video ku tregohet personi duke shënuar me stilolaps në fletë. Ajo I bëri thirrje “organet ligjzbatuese të veprojnë dhe të zbardhin sa më parë këtë krim elektoral”.