Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili akuzoi Kryeministrin Rama se vetëm 3 muajt e fundit janë punësuar në administratë “10 mijë njerëz, përfshirë këtu administratë bashkish dhe administratë të qeverisë”.
“Mbi 17-18 mijë qytetarë që punojnë, prodhojnë të ardhura, kanë humbur vendet e punës dhe parazitët e Rilindjes, militantë, pjesë të strukturave të Rilindjes elektorale rrëmbejnë rrogat e shtetit”, u shpreh për median Vasili, të mërkurën.
Ai tregoi se vetëm në Kryeministri janë punësar “85 operatorë nga 1100 njerëz që ka. Janë nga ata që bëjnë like e share në facebook”.
Vasili u shpreh se të gjitha këto punësime janë fiktive dhe bëhen me qëllime elektorale. Ai i bëri thirrje qytetarëve të votojnë opozitën për të “shpëtuar të ardhurat e shqiptarëve, të ardhmen e tyre që ata ta kenë Shqipërinë shtëpinë e tyre”.