![Mesuesit Nxenesit Shkollat Mesimi Luçiano Boçi: Rama kërkon t’i përgjysmojë rrogën mësuesve](https://exit.al/wp-content/uploads/2019/12/Mesuesit-Nxenesit-Shkollat-Mesimi.jpg)
Ish-deputeti demokrat Luçioano Boçi akuzoi kryeministrin Rama se ka në plan t’i përgjysmojë rrogën mësueve për të uluz shpenzimet nga buxheti në krizën e koronavirusit.
Në një status në rrjetet sociale, ish-deputeti u shpreh:
“Jo vetëm që i keqtrajtoi mësuesit për shtatë vite, i përçmoi, i denigroi, i mori erzin, por tani kërkon t’i marrë dhe frymën!
Jo vetëm nuk i pagoi denjësisht, i refuzoi shpërblimin e rrogën e trembëdhjetë, por tani kërkon t’i rrembejë dhe gjysmën e pagës.”
Fillimisht ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj propozoi uljen e pensioneve dhe shkurtimin e rrogave në sektorin publik, si një mënyrë për të shkurtuar shpenzimet e shtetit në kohë krizë.
Por kjo ide u kundërshtua si nga qytetarët dhe nga deputetë të tjera.
Sipas ish-deputetit Boçi, tani Beqaj bashkë me kryeministrin Rama po planifikojnë shkurtimin e rrogave të mësueve.
Mësuesit në gjithë shkollat publike të vendit kanë vazhduar punën nga shtëpia përmes mësimdhënies online dhe komunikimit të përditshëm me shumicën e nxënësve për të parë mbarëvajtjen e tyre.