
Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot tre personave të tjerë të deklarojnë pasuritë e tyre në kuadër të nismës së qeverisë kundër krimit.
Ata janë:
- Dashamir Gjoka – i dënuar në Itali me 7,6 vjet, për pastrim parash, trafik lëndësh narkotike dhe prostitucion. Gjoka është lirua nga Gjykata e Lartë.
- Emiljano Hysenaj – i dënuar në Gjermani për trafikim narkotikësh dhe pastrim parash. Ai ishte pjesë e një organizate kriminale që ka futur nga Ekuadori në Gjermani 1.8 ton kokainë me vlerë tregu 400 milionë euro. Që prej majit të 2018-ës, Emiljano Hysenaj është në burg në Gjermani.
- Edlir Hysenaj – kushuriri i Emilianos, dyshohet se ka pasuri vënë me të ardhurat nga krimi.
Një ditë më parë, OFL i dërgoi formularët për pasurinë Lulzim Berishës dhe Altin Hajrit.
Për më tepër rreth nismës së qeverisë për të luftuar krimin dhe pasuritë e vëna përmes veprimtarive kriminale lexoni këtu.