Luhet nesër pa tifozë ndeshja Tirana-Crvena Zvezda

Nga Exit News
Luhet nesër pa tifozë ndeshja Tirana-Crvena Zvezda

Mbrëmjen e së martës do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ ndeshja mes Tiranës dhe Crvena Zvezdas së Beogradit, ndeshje për kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja do të luhet duke respektuar masat dhe protokollet anti-Covid, miratuar nga ministria e Shëndetësisë.

Në stadium do të lejohen vetëm lojtarët, stafet shoqërues dhe teknikët e nëvojshëm për mbarëvajtjen e ndeshjes.

Tifozët, përveçse në stadium, nuk do lejohen as të grumbullohen në ambientet përreth tij. Në rast grumbullimi policia do të ndërhyjë për shpërndarjen e tyre.

Po ashtu, policia ka lajmëruar bllokimin e akseve rrugore rreth stadiumit kombëtar që në orën 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjesh në orën 22:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>