Lukashenko nuk tërhiqet, emëron kryeministrin dhe kabinetin e ri

Nga Exit News
Lukashenko nuk tërhiqet, emëron kryeministrin dhe kabinetin e ri

Presidenti i Bjellorusisë Lukashenko ka miratuar kabinetin e tij të ri, pavarëisht protestave dhe qëndrimeve të ashpra të Bashkimit Europian, i cili nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve të 9 gushtit.

Lukashenko ka emëruar si kryeministër Roman Golovchenkon, deri tani kryetari i Komitetit Shtetëror Ushtarak-Industrial. Ai po ashtu ka emëruar dhe ministrat e rinj.

Vendimi i Lukashenkos vjen pak orë pas deklaratave të forta të Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se BE nuk do t’i njohë zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi.

Ajo tha se zgjedhjet në Bjellorusi nuk ishin ‘as të lira dhe as të ndershme’.

Presidentja e KE-së dënoi dhunën ndaj protestuesve dhe paralajmëroi vendosjen e sanksioneve për përgjegjësit e dhunës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>