Lulëzon ‘turizmi i kuq’ në Kinë

Nga Exit News
Lulëzon ‘turizmi i kuq’ në Kinë

Grupet e turistëve, të veshur me kostumeve të Ushtrisë së Kuqe kineze, që qëndrojnë përpara një tabele të kuqe me shenjën e drapërit, me grushtin e djathtë të ngritur, dhe që zotohen për besnikëri ndaj Partisë Komuniste kineze, janë një shfaqje normale në Kinë. Këto turista përbëjnë atë që në Kinë quhet “turizmi i kuq”, njerëz nga e gjithë bota, të cilët vizitojnë vendet ku u themelua partia komuniste e Kinës.

“Turizmi i kuq” ka lulëzuar në Kinë gjatë këtij viti. Pavarësisht kufijve ende të mbyllur për shkak të koronavirusit,Trip.com, një faqe interneti udhëtimesh shumë e njohur në Kinë, tha për New York Times, se në qershor numri i vizitorëve të “turizmit të kuq” u dyfishua në gjysmën e parë të vitit në karahasim me 2020-ën. Kompania u shpreh se priste që numrat të rriteshin përpara festimeve të njëqindvjetorit të formimit të partisë komuniste, më 1 korrik.

Shumica e tureve janë të kuruara me kujdes nga qeveria, për të treguar vetëm pjesën e pastër të historisë së komunizmit në vend. Turistët lejohen të vizitojnë muzeun në Shangai ku u mbajt kongresi i parë i partisë në 1921 dhe shtëpitë e Maos në malet e Jinggangshan dhe Yan’an.

Atyre u thuhet se si u krijua Ushtria e Kuqe, e cila më vonë u quajt Ushtria Çlirimtare e Popullore. Turistët bëjnë selfie me statuja të zbukuruara me lule, të Maos dhe Zhu Des, komandantit të Ushtrisë së Kuqe.

Por, ato ndalohet të flasin, pyesin ose të vizitojë vendet ku kanë ndodhur spastrimeve të përgjakshme të partisë në Yan’an, ku miliona njerëz vdiqën nga uria gjatë Hapjes së Madhe, ose përndjekjet dhe vrasjes e kryera në emër të Revolucionit Kulturor.

Politika për rritjen e numrit të “turizmit të kuq” u ngrit nga Xi Jinping, udhëheqësi i Kinës dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste. Xi e quan  “turizmin e kuq” një “klasë të gjallë që përmban mençuri të politike dhe ushqim për moralin”.

Ai  ka thënë që edukimi revolucionar duhet të fillojë me foshnjat, “në mënyrë që” gjeni i kuq “të depërtojë në gjakun dhe zemrat e tyre dhe të drejtojë të rinjtë për të krijuar një pamje të saktë të botës ”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>