Lulzim Basha akuza ndaj PS-së për reformën në drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot Partinë Socialiste se nuk po i përmbahet rekomandimeve te Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi.

“Ka patur veprime që bien ndesh me rekomandimet e Venecias dhe zotimin publik të maxhorancës, siç ishte drafti parafabrikat i 29 dhjetorit, një përpjekje tinëzare e Edi Ramës,” deklaroi Basha. Ai tha se maxhoranca ka shpërndarë një draft të vetin që nuk është produkt i konsensusit.

Në fund Zoti Basha shtoi se Partia Demokratike nuk do të pranojë drafte që nuk përmbajnë sygjerimet e Komisionit, por është e gatshme të bashkëpunojë me Presidentin për më shumë transparencë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>