Lulzim Basha deklaron vazhdimin e protestave kundër qeverisë

Sot, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se “protestat kundër qeverisë do të vazhdojnë pa pushim.”

Një ditë pas protestës së opozitës, në një konferencë për shtyp, Zoti Basha tha se “vërshimi i shqiptarëve në rrugë ishte mesazh mbështetjeje për PD-në dhe qëllimin e kësaj proteste, largimin e qeverisë Rama-Meta.”

Në lidhje me deklatarën e Ambasadës Amerikane, që dënonte dhunën e ushtruar gjatë protestës, Zoti Basha u shpreh se “asnjë polic nuk u sulmua gjatë protestës.”

Pyetur për prishjen e bunkerit, ai tha se nuk mund të quhet akt dhune, pasi bunkeri është ndërtuar në kundërshtim me ligjin urban.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>