LVV, ndryshimet kushtetuese krijojnë prag të dyfishtë elektoral

Nga Exit News
LVV, ndryshimet kushtetuese krijojnë prag të dyfishtë elektoral

Lëvizja Vëtëvendosje Tiranë akuzon se ndryshimet e propozuara kushtetuese e “përkeqësojnë edhe më tej sistemin zgjedhor dhe po bëhen në kundërshtim me praktikat e mira, që kërkojnë që mos të ndryshohet rregullat më pak se një vit para zgjedhjeve”.

Këto ndryshime sipas LVV Tiranë krijojnë një prag të dyfishtë, që në të vërtetë është pengesë e dyfishtë për përfaqësimin e vullnetit qytetar në Kuvend, “si dhe duke bërë një dredhi lidhur me hapjen e pjesshme të listave”.

LVV tregon se edhe “Suedia është një vend që ka edhe prag rajonal edhe prag kombëtar, por në Suedi mjafton të kalosh ose pragun kombëtar ose pragun rajonal për të fituar mandate në Kuvend”.

Në vend do të vazhdojnë probleme në lidhje “me mungesën e programeve të qarta politike, ose me programe të gabuara, me mungesën e moralit në politikë, me financimin e fushatës nga oligarkët, me kandidatët më të pasur që do të kenë avantazh në fushatë para atyre që nuk kanë pasuri, e kështu me radhë”.

Ndaj, LVV i bënë thirrje qytetarëve të kthehen tek “bazat e politikës, te programet dhe organizimi, te kthimi i moralit në politikë, te përqafimi i kauzave dhe te këmbëngulja për t’i çuar ato para edhe me sakrifica vetjake”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>