Të enjten presidenti francez, Emanuel Macron priti në Pallarin Elysee homologun maqedonas, Zoran Zaev dhe deklaroi mbështetjen e tij për hapjen e negociatave për për Maqedoninë e Veriut.
“Ne vendosem që t’i hapim negociatat me vendin tuaj në muajin mars 2020 dhe ka ardhur koha që ky vendim të konkretizohet, më pas do të flasim për mënyrat se si kjo do të realizohet,” deklaroi Macron në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Maqedonia është përballur me një sërë pengesash në rrugëtimin e saj të anëtarësimit për në BE.
Pasi kaloi ngërçin disa vjeçar me Greqinë për shkak të emrit, në 2019 ishte pikërisht Franca, e cila vendosi veton për shtyrjen e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Prej dhjetorit 2020, ajo përballet me një tjetër veto, atë të Bullgarisë, për shkak të identitetitdhe historisë që vendet ndajnë.
“Unë e mbështes në mënyrë aktive gjetjen e një kompromisi me Bullgarinë,” deklaroi Macron.
Zaev nga ana e tij u shpreh se sa e rëndësishme ishte mbështetja franceze në procesin e integrimit.
“Është shumë e rëndësishme për ne që Franca të mbështesë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, me standarde të përcaktuara qartë dhe pa humbur kohë,” deklaroi ai.
Ai kërkoi që çështja e gjuhës dhe identitetit të mos ishte pjesë e tavolinës negociuese.
Vendimi për hapjen e negociatave merret nga Këshilli i Evropws dhe duhet të sigurojë unanimitet të plotw mes vendeve anëtare të BE-së.
Maqedonia ka siguruar statusin e vendit kandidat qysh në vitin 2004 dhe moshapja e negociatave këtë vit do të interpretohet si një dështim nga ana e BE-së.