Madrid u izolua për herë të dytë si pasojë e koronavirusit, duke u bërë kryeqyteti i parë në BE që mbyllet për herë të dytë.
Qytetarët e Madridit dhe të 9 qyteteve perreth nuk do të mund të dalin jashtë perimetrit të qytetit të tyre. Për të lëvizur jashtë zonave të kuqe, ata duhet të pajisen me një leje. Hyrjet dhe daljet e qyteteve do të kontrollohen me polici.
Restorantet dhe baret do të punojnë me orar të shkurtuar dhe do të përgjysmojnë kapacitetet.
Shkollat do të qendrojnë të hapura. Transporti publik, kinematë, dhe vendet e besimit do të qendrojnë hapur por do të funksionojne me gjysëm kapaciteti.
Masat e reja ndaluese nisin më 2 tetor në orën 22:00. Ato nuk janë aq të rrepta sa në mars, kur njerëzve iu ndalua të dilnin nga banesat.
Këto masa nuk janë pritur mirë nga bizneset, të cilët u shprehën se kanë 8 muaj me maska dhe me distancim social e sërish numri i infektimeve u rrit.
Ndërsa zyrtarët u shorehën se janë të detyruar të shtrëngojnë masat, duke qënë se Spanja është kthyer në vendin me më shumë të infektuar të rinj në BE.