Majko akuzon Celibashin për pengimin e votës së emigrantëve

Nga Exit News
Majko akuzon Celibashin për pengimin e votës së emigrantëve

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko deklaroi, të hënën, se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po pengon procesin për votën e emigrantëve në zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë seancës plenare, Majko tha se nuk ka asnjë problem ligjor që ndalon votimin e emigratëve shqiptarë, por KQZ  ka bllokuar punën duke pritur konsensusin e opozitës.

“Arsyetimi i KQZ-së se duhet pritur konsensusi i partive jashtë Kuvendit, është joligjor,” u shpreh Majko.

Ai shtoi se kjo po dëmton besueshmërinë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Majko tha se ky është një standard që nuk duhet të pranohet, ashtu siç Kuvendi nuk pret konsensusin e opozitës jashtëparlamentit për çdo ligj që miraton:

“Çfarë do të thotë që për të zbatuar ligjin duhet të kemi “konsesus” politik që ta zbatojmë atë?!”

Pak ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se ‘duhet konsensus për të siguruar votën e emigrantëve’.

“Nëse nuk bie palët dakord ne nuk do ta zbatojmë projektin”, u shpreh Celibashi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>