Majko akuzon opozitën për bllokimin e votës së emigrantëve nga jashtë vendit

Nga Exit News
Majko akuzon opozitën për bllokimin e votës së emigrantëve nga jashtë vendit

Ministri i Diasporës, Pandeli  Majko i është përgjigjur akuzave të opozitës dhe shoqërisë civile për pamundësimin e votës së diasporës për zgjedhjet e 25 prillit.

Majko ka akuzuar opozitën se ka qenë ajo që  e ka bllokuar në KQZ votën e emigrantëve.

Në reagimin e tij në Facebook, Majko është shprehur se prej muajit janar “përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve refuzojnë të kalojnë aktet nënligjore për votën e shtetasve jashtë vendit (jo votën e emigrantëve”)”.

Ai thotë se opozita heshti megjithëse sipas tij kishte premtuar “se do “studjonin” projektet e shkruajtuara në bashkëpunim edhe me përfaqësuesit e organizatave në diasporën shqiptare”.

Diaspora shqiptare nuk do të votojë as në këto zgjedhje.

Partitë politike u shprehen në favor të votës së emigrantëve, por akuzuan njëra-tjetrën për manipulim te procesit.

Partia Demokratike ka premtuar se do të mundësojë votimin elektronik në vend dhe për emigrantët.

Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë e ka quajtur mashtrim të radhës të qeverisë premtimin për votimin e diasporës.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit Majko.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>