Majko, qeveria zgjidhi krizën në Kakavijë, Lleshaj e Xhaçka në krye të detyrës

Nga Exit News
Majko, qeveria zgjidhi krizën në Kakavijë, Lleshaj e Xhaçka në krye të detyrës

Ministri i Diasporës Pandeli Majko deklaroi të hënën se ka qenë ndërhyrja e qeverisë shqiptare ajo ka zgjidhur krizën në Kakavijë.

një intervistë në News24, Majko tha se situata ishte e vështirë sepse vendimi në Greqi për të kërkuar test në pikat kufitare dhe karantinë më pas, ishte marrë nga ekspertët, jo nga politikanët.

Por sipas Majkos, qeveria shqiptare brenda 24 orëve dërgoi të gjithë forcat e nevojshme të strukturave administrative të cilat çuan në zgjidhjen e situatës.

Pyetur për rolin e Kryepeskopit Anastas Janullatos, të cilin Majko e falenderoi publikisht, ministry tha:

“Kur dikush falënderon kryepeskopin nuk do të thotë që gjërat mbaruan me ndërhyrjen e tij. Mendova se gjithë njerëzit që kishin njohje duhet të kontribuonin, sepse një pjesë e situatës u zgjidh nga njohjet, ishte një situatë që kërkonte marrëdhënie njerëzore.”

Majko lavdëroi minstrat Xhaçka dhe Lleshaj për përgjigjen e shpejtë ndaj krizës:

“Kolegët e mi kanë qenë në krye të detyrës, Xhacka ishte në vendngjarje. Ministrat Xhacka dhe Lleshaj meritonin një falënderim për menaxhimin e situatës.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>